FEDERATA RUSE DENONCOI ZYRTARISHT TRAKTATIN E LIDHUR ME SHBA-ës PËR REZERVAT E PLUTONIUMIT (I CILI ISHTE I PEZULLUAR QË NGA VITI 2016).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dhe miratoi sot një ligj që zyrtarisht i jep fund një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, e cila, në fakt është pezulluar që nga viti 2016, mbi riciklimin e rezervave të plutoniumit për të parandaluar përdorimin e tij në ndërtimin e kokave bërthamore”.
Agjencitë ruse të lajmeve e raportuan këtë, duke cituar faqen e internetit të informacionit ligjor.
Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2000 dhe pjesërisht e ndryshuar në vitin 2010, i angazhonte Federatën Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përpunonin rezervat e tyre të plutoniumit të mbetura nga Lufta e Ftohtë për ta transformuar atë në karburant për përdorim në centralet bërthamore.
Secila palë duhej të riciklonte 34 ton plutonium.
Në vitin 2016, Presidenti Putini nxori një dekret që pezullonte traktatin, mes përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin gjatë presidencës së ish-Presidentit Barak (Barack) Obama.
Dekreti përmendi, ndër të tjera, zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Evropën Lindore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments