FEDERATA RUSE | MINISTRIA E MBROJTJES: MBI 600 DRONË UKRAINAS FLUTURUAN MBI RUSI.
- 1 hour ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 660 dronë ukrainas gjatë natës.
Ky është një nga numrat më të lartë që nga fillimi i konfliktit.
Dronët janë shkatërruar në më shumë se një duzinë rajonesh, përfshirë Moskën, si dhe në Gadishullin e aneksuar të Krimesë, Detin e Zi dhe Detin e Azov.
Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobianin, tha se të paktën 47 dronë që po shkonin drejt kryeqytetit ishin kapur.
“Specialistët e shërbimeve të emergjencës po punojnë me rrënojat”, tha kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobianin në platformën shoqëroe virtuale “Telegram”, por nuk raportoi për viktima apo dëme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments