top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: NEGOCIATAT DO TË BAZOHEN NË MARRËVESHJET E STAMBOLLIT; UKRAINA DUHET TË HEQI DORË NGA TERRITORET.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 23
1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin përsëriti gatishmërinë e tij për negociata paqeje me Ukrainën vetëm në bazë të marrëveshjeve të Stambollit të vitit 2022 dhe me kusht që Kievi të heqë dorë nga territoret e pretenduara nga Moska.


“Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën bazuar në marrëveshjet e arritura në Stamboll”, raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke cituar presidentin Vladimir Putin.


“Qasja jonë bazohet në marrëveshjet e Stambollit, modalitetet e diskutuara në Enkrixh (Anchorage) dhe, mbi të gjitha, në realitetet në terren”, tha presidenti Putin.


“Ne i përmbahemi parimeve që përshkrova vite më parë në fjalimin tim para Ministrisë së Jashtme”, tha ai.


Kjo i referohet një fjalimi që ai mbajti në muajin qershor të vitit 2024, në të cilin ai deklaroi se për të arritur paqen, Kievi duhet të heqë dorë nga katër rajonet e pretenduara nga Rusia dhe të zotohet zyrtarisht për të mos u bashkuar me NATO-n.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page