FEDERATA RUSE | MINISTRIA E JASHTME: THIRRJE TË GJITHA PALËVE TË RESPEKTOJNË MARRËVESHJEN IRAN-SHBA.

Moskë, Federata Ruse | “Rusia mirëpret memorandumin e nënshkruar midis ShBA-ës dhe Iranit dhe pohon se të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte marrëveshjeve të arritura për të shmangur një përshkallëzim të ri të rrezikshëm në rajon, përfshirë Libanin”.
Kështu tha ministria Jashtme ruse, duke shtuar se riafirmimi i angazhimit të palëkundur të Iranit ndaj Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore është përgjigjja më e mirë ndaj çdo sulmi dhe akuze të pabaza të drejtuara ndaj Teheranit nga ata që kërkojnë të vënë në dyshim të drejtën e tij legjitime për të zhvilluar dhe përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments