FEDERATA RUSE | MINISTRI I JASHTËM SERGEI LAVROV: SHBA-ës NUK I NUK KANË RESPEKTUAR MARRËVESHJET E ARRITURA NË TAKIMIN E ALASKËS PËR UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 4
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi ShBA-ës për sjellje të paqëndrueshme, duke thënë se dështuan të zbatonin marrëveshjet e arritura gjatë samitit të Alaskës në muajin gusht të vitit 2025 midis Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Presidentit Vladimir Putin për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Një marrëveshje shumë e qartë u arrit në Alaskë bazuar në një propozim specifik nga Shtetet e Bashkuara”, tha Ministri Lavrov, në një intervistë me entin mediatik “RT”, të cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”.
“Dhe, nëse ShBA-ës do ta kishin promovuar vërtet këtë iniciativë, mendoj se do të ishim ulur në tryezën e negociatave shumë kohë më parë dhe armiqësitë do të kishin pushuar”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments