FEDERATA RUSE | GAZPROM-i: SULM UKRAINAS NDAJ TUBACIONIT TË GAZIT “BLUE STREAM” MIDIS RUSISË DHE TURQISË.

Moskë, Federata Ruse | “Forcat ukrainase kanë përdorur dronë për të sulmuar një stacion kompresorësh në jug të Rusisë në tubacionin e gazit Blue Stream, i cili transporton gazin rus në Turqi”.
Kështu njoftoi Gazprom-i i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”.
“Sulmi, në Territorin e Krasnodarit, kishte për qëllim ndërprerjen e rrjedhës së gazit përmes tubacionit, i cili arrin në Turqi pasi kalon Detin e Zi, por veprimi i shpejtë parandaloi ndërprerjen”, - njoftoi Gazprom-i.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments