top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FAMILJA MBRETËRORE SPANJOLLE MBËRRITI NË ROMË PËR NJË VIZITË SHTETËRORE | AXHENDA E TAKIMEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 11, 2024
  • 1 min read

Romë, Itali | Familja mbretërore spanjolle ndodhet në Romë për një vizitë shtetërore dyditore në Itali.

 

Mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Leticia (Letizia) u mirëpritën pas mbërritjes në aeroportin e Fiumiçinos (Fiumicino) nga nënsekretarja për Punët e Jashtme, Maria Tripodi.

 

Kanë kaluar dhjetë vjet nga udhëtimi i parë zyrtar i mbretit Felipe dhe mbretëreshës Leticia (Letizia) në Itali dhe tashmë mbretërit spanjollë, të cilët këtë vit festuan njëzet vjet martesë, kthehen për një vizitë shtetërore në Romë dhe në Napoli, duke rikthyer kështu atë të presidentit të Republikës së Italisë, Serxhio Mataraela (Sergio Mattarella), në vitin 2021.

 

Çifti mbretëror do të pritet në Pallatin Kuirinale (Quirinale) nga kreu i Shtetit italian.

 

Pas vizitës ata do të zhvendosen në Casino del Bel Respiro në Villa Doria Pamphili për drekë të organizuar nga kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni.

 

Në mbrëmje, darka gala në Pallatin Kuirinale (Quirinale) e organizuar nga presidenti Matarela.

 

Të enjten në mëngjes Mbreti Felipe VI do të takohet me një përfaqësi të sipërmarrësve italianë dhe spanjollë dhe do të përurojë Forumin e Biznesit Itali-Spanjë.

 

Vizita shtetërore do të përfundojë në Napoli, ku Mbreti Felipe VI do të marrë një doktoratë nderi nga Universiteti Federico II, me rastin e tetëqindvjetorit të themelimit të tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page