top of page
E BARDHË SHIRIT.png

F1: MAKS VERSTAPPEN FITOI NË SPANJË: FITORJA E TRETË RADHAZI PËR HOLANDEZIN NË QARKUN KATALANAS DHE E 61-ta NË KARRIERËN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23, 2024
  • 1 min read
ree

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Piloti Maks (Max) Verstappen fitoi Çmimin e Madh (Gran Prix) e Spanjës, raundin e dhjetë të Kampionatit Botëror të Formulës 1.

 

Piloti i Red Bull i parapriu pilotit Lando Norris me McLaren dhe pilotit Ljuis Hemilltoun (Lewis Hamilton), i treti me Mercedes.

 

Vendi i pestë dhe i gjashtë për Ferrari-t e Karl Leklerkut (Charles Leclerc) dhe Karlos Sainzit (Carlos Sainz), të paraprirë gjithashtu nga Mercedes i pilotit Xhorxh Rasll (George Russell).

 

Është fitorja e tretë radhazi për holandezin në qarkun katalanas dhe e 61-ta, në karrierën e tij.

 

Megjithatë, pika për xhiron më të shpejtë shkoi për pilotin Norris, i cili kishte nisur në pole position.

 

Pas dy pilotëve të Ferrarit ishin Asker (Oscar) Piastri, i shtati me McLaren, pastaj Serxhio (Sergio) Perez (Red Bull) përpara francezit Pier Gasli (Pierre Gasly) dhe Esteban Okonit (Ocon), i nënti dhe i dhjeti me Alpine.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page