EURODEPUTETI FREDI BELERI I DËNUAR ME VENDIM TË GJKKO PËR KRIM ORDINER BËRI REKURS NË GJYAKTËN E LARTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Eurodeputeti i dënuar me vendim penal të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për përfshirje në krim ordiner kërkon shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Vlorës, që regjistroi procedim penal për të.
Tre ditë më parë, më 14 qershor 2024 Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shqyrtoi ankimin e tij dhe njoftoi shpalljen e vendimit penal më 25 qershor 2024, ora 13:00.
Bashkë me eurodeputetin Beleri në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij në krim ordiner, z. Pandeli Kokaveshi.
Që të dy kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash me pare kesh, pasi janë dënuar përkatësisht nga GJKKO me nga 2 dhe 1 vit e gjashtë muaj burg.
Vendimi penal shqiptuar ndaj z. Kokaveshi është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments