top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EURO 24: GOLI I NEDIM BAJRAMIT PAS 23 SEKONDASH MË I SHPEJTI NË NJË KAMPIONAT EUROPIAN | THEU REKORDIN E EURO 2004.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 15, 2024
  • 1 min read
ree

Dortmund, Gjermani | Topakëmbasi Nedim Bajrami ka shkruar historinë e futbollit europian duke shënuar golin më të shpejtë në një fazë finale të turneut kontinental pas 23 sekondave lojë kundër Italisë.

 

Me moshë 25 vjeç, ai befasoi kampionët në fuqi të Evropës duke përfituar nga një gabim i Federiko Dimarkos (Federico Dimarco), i cili humbi një rivënie, e cila u ndërpre nga kundërshtari i tij.

 

Sulmuesi i Sassuolos gjuajti dhunshëm, duke mashtruar Donnarumma në shtyllën e afërt.

 

Rekordi i mëparshëm i përkiste rusit Dmitri Kiriçenko (Kirichenko), i cili shënoi gol kundër Greqisë më 20 qershor 2004 gjatë Euro 2004 pas 67 sekondash.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page