ERDOGANI DHE KHAMENEI: IMORALITET ANTI-KRISTIAN NË LOJËRAT OLIMPIKE | UDHËHEQËSI TURK: DO TË TELEFONOJ PAPËN PËR TË RAPORTUAR FYERJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 30, 2024
- 1 min read
Ankara, Turqi | Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, kanë kundërshtuar ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, duke e denoncuar atë si të pamoralshme dhe kundër të krishterëve.
“Ne i dënojmë këto fyerje që synojnë figurat e shenjta të feve hyjnore, përfshirë Jezu Krishtin”, tha udhëheqësi Khamenei, siç raportohet nga IRNA.
Ndërsa presidenti Erdogan tha se imoraliteti i ndodhur nënvizon edhe një herë shkallën e kërcënimit me të cilin po përballemi.
Siç raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu, presidenti Erdogan tha se do të thërrasë Papa Françeskun për të denoncuar imoralitetin ndaj botës së krishterë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments