top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTILO DRAJÇI U VENDOS NËN HETIM PENAL | DYSHOHET SE SHPURI BASHKËSHORTEN 18 VJEÇARE DREJT VETËVRASJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 2, 2024
  • 1 min read

Fshati Çukas, Lushnje, Shqipëri | Z. Entilo Drajçi, me moshë 24 vjeç, u vendos nën hetim penal nga autoritetet vendore të hetimit dhe të ndjekjes penale.

Ky akt u ndërmuar sepse bashkëshortja e tij me moshë 18 vjeçare ndërmori aktin fundor, atë të vetëvrasjes.

E ndjera vrau veten duke pirë fostoksinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aktin e vetëvrasjes e ndërmori si kundërpërgjigje ndaj konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj.

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas.

Dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page