top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “POLITICO”: SHTËPIA E BARDHË REFUZON KANDIDATIN E SHEFIT TË PENTAGONIT PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH) PËR TË UDHËHEQUR AGJENCINË MË TË LARTË TË SPIUNAZHIT (NSA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë kohët e fundit hodhi poshtë zgjedhjen e Pentagonit për të udhëhequr agjencinë më të lartë të spiunazhit të vendit dhe për të komanduar forcën e saj elitare të hakerave”, raporton enti mediatik “Politico”, duke cituar tre burime të njohura me vendimin.


Vendimi për të mos vazhduar me rekomandimin e Departamentit të Mbrojtjes për të emëruar Gjeneral-lejtënantin e Ushtrisë Riçërd Engll (Richard Angle) për të drejtuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe për të kryesuar Komandën Kibernetike të ShBA-ës do të zgjerojë një boshllëk udhëheqësie në krye të një prej agjencive më të fuqishme të inteligjencës amerikane.


Z. Engll (Angle), një ushtar karriere në operacione speciale, gëzonte mbështetjen e shefit të Pentagonit, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), dhe Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, por ata duket se kanë dalë jashtë rrethit të ngushtë të presidentit Tramp (Trump) dhe e kanë ndikim në rënie në politikën e Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page