SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO FALENDEROI PRINCIN SAUDIT TË KURORËS MOHAMED BIN SALMAN PËR ROLIN POZITIV NË ÇËSHTJEN E KONFLIKTIT RUSO-UKRAINAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 11, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio falënderoi princin saudit të kurorës Mohamed bin Salman për pritjen edhe një herë të Shteteve të Bashkuara në bisedime për të ndihmuar në zgjidhjen e luftës në Ukrainë dhe për të siguruar paqen e qëndrueshme.
Këtë e bëri të ditur Departamenti i Shtetit në një deklaratë për takimin e tyre.
Sekretari amerikan i Shtetit dhe princi bin Salman zhvilluan një takim më shumë se dy orëshe përpara fillimit të negociatave ShBA-Ukrainë që nisin sot.
Në takim mori pjesë edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-ës, Maik Uollc (Mike Waltz).
Gjithashtu në axhendë është situata në Jemen dhe terroristët Huthi që kërcënojnë tregtinë globale, interesat amerikane, qytetarët sauditë dhe infrastrukturën.
Sekretari Rubio foli gjithashtu për Sirinë dhe mënyrat për të promovuar një qeveri të qëndrueshme, të lirë nga terrorizmi, si dhe rindërtimin në Gaza, i cili, nuk duhet të përfshijë asnjë rol për Hamasin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments