ENTI MEDIATIK “AXIOS”: SHERR MES PËRFAQËSUESES SË LARTË TË BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS DHE SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Pati një shkëmbim të nxehtë debatesh në samitin ministror të G7-ës midis Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane).
Përfaqësuesja e Lartë Kallas vuri në dukje se Sekretari Rubio, në të njëjtin forum një vit më parë, kishte deklaruar se nëse Moska do të pengonte përpjekjet e ShBA-ës për t'i dhënë fund luftës, ShBA-ës do të humbisnin durimin dhe do të ndërmerrnin veprime të mëtejshme kundër Kremlinit.
“Pas një viti, Rusia nuk ka lëvizur. Kur do të mbarojë durimi”, pyeti Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas.
“Po bëjmë çmos. Nëse mendoni se mund të bëni më mirë, vazhdoni. Do të largohemi”, iu përgjigj Sekretari Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments