ENTI MEDIATIK “AXIOS”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE EKIPI I TIJ PËRDORIN TELEFONA CELULARË VETJAKË; PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) PËRGJIGJET ME DËSHIRË NË TELEFON EDHE NGA NUMRA TË PANJOHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump) dhe ekipi i tij vazhdojnë të përdorin në mënyrë aktive telefonat celularë personalë për komunikim, pavarësisht kërcënimeve të mundshme për sigurinë”, raporton enti mediatik “Axios”, duke cituar burime në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas gazetarëve, presidenti Tramp (Trump) përgjigjet menjëherë në telefon edhe nga numra të panjohur.
Zyrtarët e lartë në rrethin e tij gjithashtu preferojnë të dërgojnë mesazhe dhe të bëjnë thirrje nga pajisjet e tyre personale.
Kjo i bën ata të prekshëm ndaj thirrjeve të rreme, mashtrimeve dhe ndoshta, mbikëqyrjes nga agjencitë e huaja të inteligjencës.
Përpjekje për mashtrim: Ndërkohë që nuk ka prova të menjëhershme se sulmuesit kanë kontaktuar presidentin, ka tashmë shenja paralajmëruese.
Gazeta “Wall Street Journal” raporton se autoritetet federale po hetojnë një përpjekje për të falsifikuar numrin e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susi Uaills (Susie Wiles).
Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve “Bloomberg” shkruan se hakerat kinezë fituan akses në rrjetet amerikane të telekomunikacionit në verën e vitit 2023, shumë kohë para se të bëhej zyrtarisht e ditur.
Sipas gazetës “NYT”, aksesi u përdor nga grupi Salt Typhoon, i cili, është i lidhur me Pekinin, për të spiunuar presidentin Tramp (Trump) dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Skandalet nuk kufizohen vetëm në telefonata.
Më parë u zbulua se ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Maik Uollc (Mike Walz) dhe Sekretari i Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Heggeth) përdorën aplikacione të koduara si Signal për komunikime të lidhura me punën, duke shkelur protokollet zyrtare të sigurisë.
Çfarë ndodhi në vitin 2017?
Burimet e entit mediatik “Atlantik” kujtojnë se në vitin 2017, presidenti Tramp (Trump) përdori dy telefona.
Një të sigurt dhe të miratuar nga Shtëpia e Bardhë.
Një pothuajse plotësisht të pasigurt, ekskluzivisht për mediat sociale virtuale.
Më pas ai u inkurajua ta ndërronte pajisjen një herë në muaj, por ai nuk e bëri këtë për muaj të tërë.
Tani, me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, protokollet e sigurisë kibernetike duket se po kalojnë përsëri në plan të dytë.
Sipas raportit, një e treta e stafit në agjencinë federale CISA, e cila, është përgjegjëse për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, është pushuar tashmë nga puna.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments