ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës J.D. VENS (VANCE): IRANI NUK DO TË JETË NJË IRAK APO AFGANISTAN I RI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 3
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Zv/Presidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) hodhi poshtë kritikat se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka shkelur premtimin e tij të fushatës për të shmangur luftërat e huaja të pafundme dhe kjo do të thotë se nuk do të përfundojmë me problemet që patëm me Irakun dhe Afganistanin.
Kështu i tha ai entit mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News) - siç raportohet nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
“Dallimi është se presidenti e ka përcaktuar qartë atë që dëshiron të arrijë dhe nuk ka asnjë mënyrë që Trampi (Trump) të lejojë që ky vend të hyjë në një konflikt shumëvjeçar pa një përfundim të qartë në horizont dhe pa një objektiv të qartë”, tha ai (i cili është të sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments