ELBASAN: U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM MAJLINDA CANI; U DENONCUA SE FOTOGRAFOI FLETËN E VOTIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë Shoqëruan për intervistim:
1- Znj. Majlina Cani.
Njoftim | Elbasan/Informacion paraprak.
Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires