top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN | U ARRESTUAN ENDRI DODA; ERVIN CANI; AKIL KËRTUSHA; BLERIM HETA; BUJAR MUÇA - ISH-DEPUTET I PDIU-së; MAKSIM SUÇI (LIKA); STEFAN MEHMETI; ERGYS TUSHA; JURGERS MULLAHI; HANSON MULLAHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 3 min read
ree

Elbasan, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Endri Doda.

2- Z. Ervin Cani.

3- Z. Akil Kërtusha.

4- Z. Blerim Heta.

5- Z. Bujar Muça (ish-deputet i subjektit politik Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet).

6- Z. Maksim Suçi (Lika).

7- Z. Stefan Mehmeti.

8- Z. Ergys Tusha.

9- Z. Jurgers Mullahi.

10- Z. Hanson Mullahi.

11- Z. Egi Çaushi.

12- Z. Taulant Zykollari.


Ata konisderohen subjekte që i përkasin Agjenturës vendore të Krimit Ordiner, të lidhur me shkelje të rënda penale.

ree
ree

Njoftim | Elbasan.


Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.


Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.


Vihen në pranga 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.


Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë siguruar informacion për një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”.


Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;

-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).


Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.


Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page