top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN | EMILJANO MERKJA U PROCEDUA PENALISHT; PËRFUNDOI NË SPITAL (DYSHOHET SE GËLLTITI DROGË QË TË MOS I KAPEJ NGA POLICIA E SHTETIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 29, 2025
  • 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Emiljano Merkja, me moshë 37 vjeç.


Njoftim | Më datë 27.09.2025, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar në lëvizje në aksin "Bradashesh-Elbasan", një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë për ndalim.


Drejtuesi, shtetasi E. M., 37 vjeç, ka ndaluar automjetin, por nuk i është bindur urdhrit për të dhënë dokumentacionin.


Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin E. M., në Komisariat, për verifikim.


Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi E. M. ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.


Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike.


Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.


Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin.


Materialet procedurale për ketë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve i referuan në Prokurori, për vlerësim.


Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page