ELBASAN | U ARRESTUA LIRIDON GEGA NGA STRUGA DHE ALBAN BIÇAKU NGA DURRËSI; TREGTARË DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Liridon Gega, me moshë 32 vjeç, banues në Strugë.
2- Z. Alban Biçaku, me moshë 45 vjeç, banues në Durrës.
Njoftim | Strukturat hetimore të DVP Elbasan finalizuan operacionin e koduar "Trajektorja", si rezultat i veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale dhe të mbikëqyrura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike Heroinë, nga RMV-ja, në Shqipëri.
Sekuestrohen 1 kg të kësaj lënde, shuma parash (në lekë, euro dhe dinarë), 2 celularë dhe furgoni, në gomën e pasme të të cilit, ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Të arrestuar, shtetasi nga RMV-ja që kishte siguruar Heroinën dhe futur në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe shtetasi që priti lëndën, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, të mbikëqyrur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy shtetasve që dyshohet se do të transportonin me automjet, lëndë narkotike Heroinë, të trafikuar nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”.
Automjeti i dyshuar, me të cilin lëviznin shtetasi nga RMV-ja, L. G., dhe shtetasi A. B., u ndalua për kontrolle, në aksin rrugor "Bulqizë–Librazhd".
Nga kontrollet e imtësishme, u gjet në një çantë shpine, të fshehur në gomën e pasme të automjetit (furgon), 1 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga shtetasi L. G., në Maqedoni të Veriut.
Nga hetimi dyshohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga ky shtetas, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Shqipëri, ku e priste me qëllim shitjen, shtetasi A. B..
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments