FSHATI MENGËL; ELBASAN | PETRI BOZO U ARRESTUA; AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË VDEKJEN E NXËNËSIT TË KLASËS SË PARË ALGIT SAMURRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Updated: 35 minutes ago

Fshati Mengël, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Petri Bozo, subjekt i lidhur me botën e argëtimit, producent i “Miss Universe” (spektakël ndërkombëtar shalëgjatash që në të gjithë botën shoqërohet me protesta nga lëvizjet e grave; por që çuditërisht në Shqipëriçkën Londineze nuk është shoqëruar asnjëherë me protesta: tregues i qartë se lëvizjet e grave janë të paqena (inekzistente) ose të kapura nga subjekte malinj).

Ai konsiderohet i përfshirë në aksident automobilistik në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, me pasojë vdekjen e të miturit 7-vjeçar Algit Samurri, nxënës i klasës së parë.

Deklarata | “Poshtë rrotave ishte. E nxori një djalë fëmijën. Nuk e njihnim shoferin, por ai thoshte se po lëvizte me 10 km/h”, tha një dëshmitar.
“Shoferët ecin shumë shpejt, këtu është zonë e banuar. Edhe para 4-5 vitesh në të njëjtin vend ka vdekur një tjetër fëmijë”, tha një qytetar.
“Këtu është qendër e banuar, e dihet mesa duhet të ecësh. Po këta ecin me 100 km/h, nuk i respëktojnë rregullat. Këtu edhe më parë janë vrarë 3-4 veta”, tha një qytetar.
“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h”, tha një qytetar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments