top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN | RENALD TOLI DHE ARDJAN BICI U PROCEDUAN PENALISHT; KANOSJE NDAJ GAZETARIT OSMAN STAFA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 4 min read

Updated: Jul 21

Renald Toli

Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurorinë vendore në ngarkim të:

1- Z. Renald Toli, me moshë 33 vjeç, banues në Tiranë.

2- Z. Ardjan Bici, me moshë 31 vjeç, banues në Librazhd.


Ata konsiderohen të përfshirë në kanosje për shkak të detyrës ndaj:

1- Z. Osman Stafa, me profesion gazetar.


Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e para hetimore dhe nisën procedimin penal për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", ndaj shtetasve R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A. B., 31 vjeç, banues në Librazhd.


Më datë 17.07.2026, rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Policisë ka njoftuar shtetasi O. S., gazetar, i cili ka deklaruar se, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy shtetas që udhëtonin me një automjet.


Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe administrimit të provave, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Deklaratë | “Ndalimi që m'u bë në mes të rrugës i ngjan një akti mafioz.


Gjatë dokumentimit të një rasti të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin, u përballa me një situatë që e konsideroj një përpjekje për intimidim dhe një kërcënim të hapur.


Ndalimi që m'u bë në mes të rrugës i ngjan një akti mafioz.


Pas filmimeve, një automjet më ndoqi dhe më preu rrugën.


Për këtë ngjarje kam depozituar kallëzim në Policinë e Elbasanit”, - tha gazetari Stafa.

osman stafa

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, … 👇👇👇 24.05.2026.

Osman Stafa

Deklaratë | “Do t’i ndjek krimet mjedisore, nuk kam frikë.


Lumi Shkumbin po pëson masakrën më të rëndë mjedisore.


Pse duhet të preket lumi Shkumbin, nuk ishte prekur deri tani. Kjo bëhet për të mos harxhuar para, kanë gjetur rrugën më të thjeshtë, është masakër e madhe mjedisore.


Do e pësojnë banorët e dy anëve të lumit Shkumbin, ata e dinë.


Shkova nga Tirana në Hotolisht se mora mesazhe se atje kanë ulur malin, e kanë bërë fushë.


Nga aty për në Elbasan, ku pashë gjurmën ku kalonte rruga, për të parë se çfarë bëhet aty.


Këta çfarë marrin e derdhin po në Shkumbin.


Në rrugën Librazhd-Elbasan pashë një eskavator që merrte inerte në mes të lumit Shkumbin dhe në mes të ditës.


Unë doja të kisha të filmuar aktin e marrjes së inerteve nga eskavatori në kamion. Erdhi ky për telefonin tim që filmova dhe e çova në polici.


Sapo dola nga rruga pashë një makinë fuoristradë e zezë të afrohej pas meje.


Makina më kishte parakaluar në fillim, 200 metra më tej me fushëpamje që të ndiqte veprimet e mia.


Në momentin që kaluan ata më panë kush isha, panë makinën dhe logon. Ata nuk patën qëllim parakalimin, por të kalonin direkt para makinës time dhe për të kërcënuar.


Kaloi duke ma bërë me drita.


Ndalova dhe unë se ndryshe do përplaseshim.


Nuk dola nga makina, pashë dy persona te makina tjetër.


Më pas kam vijuar rrugën dhe më kanë ndjekur për 1 kilometër dhe derisa i humba.


Unë jam njeri që besoj te institucionet dhe kam vijuar rrugën për kallëzimin penal në Policinë e Elbasanit.


Aty mësova kujt i përkiste makina, kompanisë “4AM”, më pas mësova se policia mori dy persona por unë pashë se nuk ishte personi i bëshëm që erdhi aty te unë, ishin të tjerë.


Ata që ishin aty ishin të traumatizuar, ishin të zverdhur, nuk e bënin kurrë ata, nuk ishin ata.


Policia thotë këta persona kemi gjetur në makinë, duhet të hetojë Prokuroria tani. Fakti është se nuk ishin ata persona që ndodheshin në makinë kur më kërcënuan. Unë do i ndjek, nuk kam frikë nga asgjë.


Shikoni çfarë bëhet aty në pamje, në mes të ditës, mbushen kamionët me inerte në Shkumbin, aty nuk mbajnë të dyja anët e rrugës, është e ndaluar të merret.


Unë do i ndjek krimet mjedisore, nuk e lë”, - tha gazetari Osman Stafa, në një prononcim për një ent mediatik vendor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page