LAGJJA “LUIGJ GURAKUQI”; ELBASAN | MIRJAN ASLLANI U ARRESTUA.


Lagjja “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mirjan Asllani, me moshë 43 vjeç.
Njoftim | Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.
Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.
Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.
I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments