top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN: NË SHERRIN E MADH TË FUSHATËS ZGJEDHORE U PLAGOS PARID BOÇI (I BIRI I BIRI I ISH-DEPUTETIT TË SUBJEKTIT POLITIK PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË LUÇIANO BOÇI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 8
  • 1 min read
ree

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Z. Parid Boçi (i biri i ish-deputetit të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë Luçiano Boçi) mbeti i plagosur në një sherr të madh ngjau mbrëmë në Elbasan mes mbështetësve të Partisë Demokratike në Elbasan.

 

Sherri ndodhi ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha po mbante mitingun politik të fundit zgjedhor.

 

Ai u transportua në Spitalin Rajonal te Elbasanit për trajtim mjekësor.

 

Kumtohet se sherri filloi sepse roja i objektit nuk i kishte lejuar që të hidhnin fishekzjarre, me argumentin se rrezikonin sigurinë publike, por, nuk përjashtohen nga pistat hetimore të tjera motive që lidhen me ndezjen e sherrit dhe me plagosjen e tij.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page