ELBASAN | MIKLOVAN PARUBI U TRANSFERUA NGA INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE PEQIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 25
- 2 min read

Njoftim | Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se, bazuar në informacionet paraprake të marra në rrugë operative nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (ShKBB), me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi për arsye sigurie është kryer transferimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm, me iniciale M.P., nga IEVP Peqin në IEVP Burrel.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në momentin e pranimit në IEVP Burrel, në materialet personale të të dënuarit është konstatuar, e fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse.
Ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në një luftë pa kompromis ndaj çdo paligjshmërie brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, thuhet në njoftimin zyrtar.
Rrethana kriminale | Vrasja e z. Arjet Saiti dhe e z. Gacalin Kopshti ka ndodhur në 3 tetor të vitit 2016, rreth orës 22:40, në njësinë e shërbimit (bar-kafe) “Shqiponja”, në fshatin Dajç, Shkodër.
Z. Miklovan Parubi hyri atje dhe shtiu pa asnjë paralajmërim me armë zjarri automatike (të gjatë) me breshëri mes disa vetave që qëndronin në një tavolinë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments