top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“RRETHRROTULLIMI I LULEVE”; ELBASAN | VALTER BAMI U ARRESTUA; THEU MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST SHTËPIE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 1 min read

Updated: Sep 22

Z. Valter Bami
Z. Valter Bami

Rrethrrotullimi i Luleve”, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Valter Bami (vëllai i z. Durim Bami; ata konsiderohen subjekte që i përkasin Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner, nën hetime penale paraprake për krime ordinere tejet të rënda).


Ai konsiderohet subjekt i cili ka thyer masën e sigurimit vetjak të shqiptuar nga Gjykata “arrest shtëpie”, për shkak se konsiderohet i përfshirë në sulmin e armatosur të ndodhur në fshatin Larushk, ku mbeti i vrarë z. Ramazan Sino (kunati i z. Gentian Bejtja, edhe ky i vrarë me armë zjarri).


Tashmë z. Bami do të dali përpra Gjykatës, e cila, sipas të gjitha gjasave do ta këthejë në qeli.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Z. Valter Bami u lirua nga ambientet policore sepse rezultoi se masa e sigurimit vetjak arrest shtëpie” i ishte shuar prej disa muajsh, por, nuk i ishte fshirë nga sistemi elektronik.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page