EKUADOR: NË KRYEQYTETIN KUITO U FIKËN 250 SEMAFORË PËR SHKAK SE NUK KA ENERGJI ELEKTRIKE | TRAFIKU I QYTETIT NË KAOS: MBI 500 POLICË NË RRUGË PËR TË MENAXHUAR BLLOKIMIN E TRAFIKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 2, 2024
- 1 min read
Kuito, Ekuador | Dyqind e pesëdhjetë semaforë janë fikur në qytetin e Kuitos si pasojë e ndërprerjeve të përditshme të energjisë elektrike, nga të cilat kryeqyteti vazhdon të vuajë pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit.
Qytetarët shfryjnë në rrjetet sociale virtuale, raporton media vendase Primicias, sidomos për shkak të mungesës së policisë rrugore në sektorë të ndryshëm të veriut dhe jugut të metropolit.
Agjencia Metropolitane e Trafikut (ATM) bën të ditur se ka dërguar në rrugë një task forcë prej mbi 500 efektivësh, 32 patrullash dhe 120 motoçikletash, në përpjekje për të rimarrë kontrollin e qarkullimit.
Sipas planifikimit të Kompanisë Elektrike Kuito, racionimi i shërbimit do të vazhdojë deri më 6 tetor 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments