EKUADOR | KAOS NË AEROPORTIN E KUITOS: U PRISH SISTEMI I NDRIÇIMIT TË PISTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2024
- 1 min read
Kuito, Ekuador | Një qark i shkurtër në sistemin e ndriçimit të pistës kryesore në aeroportin e Kuitos në Ekuador shkaktoi një paralizë të papritur të ngritjeve dhe uljeve të djeshme në mbrëmje, me mijëra pasagjerë të bllokuar, të paktën 128 fluturime të anuluara në territorin ekuadorian dhe disa avionë që vinin nga jashtë u devijuan në aeroportet rajonale ose vendet fqinje.
Ekipet e teknikëve - raporton radio RPP - punuan për shumë orë dhe më në fund arritën të gjenin pikën ku ndodhi një qark i shkurtër që bëri që sistemi i ndriçimit të pistës të prishej.
Në lidhje me këtë, nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Corporación Peruana de Aeropuertos y Aviación Comercial (Corpac), e cila menaxhon aeroportin e Limës, konfirmoi fillimin e afërt të restaurimit të sistemit të defektit të ndriçimit, me dritën jeshile për operacionet e ngritjes dhe uljes.
Nga ana e tij, Uillsoun (Wilson) Soto, president i Komitetit të Mbrojtjes së Konsumatorit në Parlament, deklaroi se gjithsej 8500 pasagjerë u dëmtuan nga dështimi i sistemit të ndriçimit në pistën kryesore të Aeroportit Ndërkombëtar Jorge Çavez (Chavez), i cili shkaktoi pezullimin e përkohshëm të mbërritjeve të fluturimeve dhe nisjet.
Në përgjithësi - tha ai në fund - 128 fluturime u anuluan dhe 31 u devijuan, ndërsa avionët që vinin nga jashtë që duhej të uleshin në kryeqytet u devijuan në aeroportet rajonale (Trujillo dhe Pisco) dhe gjithashtu në Bogotës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































