EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA NJOFTOI OPERACIONE TË PËRBASHKËTA ME SHBA-ës KUNDËR TRAFIKANTËVE TË NARKOTIKËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 22 minutes ago
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa ka njoftuar qëllimin e tij për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar me operacione të përbashkëta të kryera me aleatët e tij në rajon, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne do të sulmojmë zonat e minierave të paligjshme dhe trafikimit të drogës dhe do të eliminojmë plotësisht të gjithë ata që preferojnë anarkinë dhe duan një shtet të dështuar në vend të një vendi në paqe”, tha Presidenti Noboa në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
Një aleat i ngushtë i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Presidenti Noboa u takua në Kuito me kreun e Komandës Ushtarake të ShBA-ës për Amerikën Latine dhe Karaibet (Southcom) Frensis (Francis) L. Donovan dhe Kundëradmiralin Mark A. Shafër (Schafer), i cili, është Kreu i Komandës së Operacioneve Speciale të Southcom-it.
Qeveria ekuadoriane ka shpallur shtetrrethim nga data 15 deri më 30 mars në katër nga 24 provincat më të prekura nga dhuna e trafikantëve të drogës: Guaias, Los Rios, Santo Domingo de los Cakilas (Tsachilas) dhe El Oro.
Ministri i Brendshëm Xhon (John) Reimberg u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave të qëndrojnë në shtëpi.
“Jemi në luftë. Po marrim masa vendimtare në luftën kundër trafikut të drogës dhe grupeve kriminale”, u tha ai gazetarëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments