EKUADOR | LUFTA E NARKO-TRAFIKANTËVE TË DROGËRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16, 2024
- 4 min read
Kuito, Ekuador | Më 8 janar 2024, bosi më i madh ekuadorian i trafikut të drogës, Adolfo Macias i njohur si “Fito”, u arratis nga burgu falë disa trazirave që bllokuan sistemin e burgjeve.
Që nga ai moment, Ekuadori ra në një spirale dhune, që u shndërrua shpejt në një “konflikt të armatosur të brendshëm”, midis qeverisë qendrore, të udhëhequr nga presidenti i ri Daniel Noboa, dhe Narkosave.
REVOLTA E BURGUT NË GUAJAKUIL (GUAYAQUIL).
Qyteti bregdetar i Guajakuilit, në Ekuador, është më i madhi në vend, dhe prej disa vitesh konsiderohet edhe më i rrezikshmi.
Këtu ndodhen Penitenciaría del Litoral y la Regional, dy burgje të vendosura brenda të njëjtit kompleks, dhe që janë burgjet më të populluara në vend: pas këtyre hekurave ka gjithsej 10 mijë të burgosur, domethënë më shumë se një e katërta e e gjithë popullsisë së burgjeve të Ekuadorit.
Portet e Guajakuilit përdoren si qendra për trafikun e drogës, por problemet këtu janë të ndryshme: krimi i organizuar, grupet e armatosura dhe sulmet, dhuna në vetë burgjet.
Po, sepse në burgjet e qytetit janë të burgosurit ata që kontrollojnë: ata menaxhojnë 15 pavionet, kontrollojnë trafikun e drogës, dhe janë koka e mafies lokale; burgjet janë bërë bastione sigurie, nga të cilat mund të menaxhohen marrëveshjet e dyshimta, dhe janë vetë të burgosurit ata që mbajnë çelësat, dhe vendosin se kush mund të hyjë në burg dhe kush jo.
“Fito”, kreu i bandës më gjakatare të Narkosave, Los Koneros (Choneros), u arratis nga pavionet Rajonale: më pas, Presidenti Noboa urdhëroi “neutralizimin” e veprimeve kriminale nga bandat, dhe si kundërpërgjigje, krerët e karteleve ekuadoriane filluan një valë trazirash që prekën 7 burgje.
GJENDJA E JASHTËZAKONSHME DHE DHUNA.
Për t'u marrë me emergjencën, presidenti Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke i dhënë ushtrisë një mandat për të ruajtur rendin publik në rrugë, si dhe në burgjet e vendit.
Një shtetrrethim natën u vendos midis orës 23 dhe 5 të mëngjesit, dhe Peruja fqinje urdhëroi gjithashtu dërgimin e menjëhershëm të forcave speciale në kufirin midis dy shteteve.
Reagimi i karteleve ekuadoriane ishte i dhunshëm: të paktën 17 persona, përfshirë dy oficerë të zbatimit të ligjit, u vranë në përleshjet në rrugë.
Një komando e armatosur hyri në studion e një kanali publik në Guajakuil drejtpërdrejt në TV: pamjet e transmetuara drejtpërdrejt shkuan nëpër botë, me sulmuesit të veshur me kostume sportive, të cilët, u shfaqën duke mbajtur pushkë, mitralozë dhe granata.
Narkosat mori peng disa gazetarë dhe teknikë. Xhirimet zgjatën rreth gjysmë ore, pas së cilës, fiken dritat, dhe nga audio duket qartë se kanë mbërritur forcat speciale, dhe më pas kanë liruar pengjet.
Presidenti Daniel Noboa reagoi duke i shpallur luftë krimit, dhe duke folur për “konflikt të armatosur të brendshëm” në vend: ai identifikoi disa nga organizatat kriminale më të fuqishme të trafikut të drogës aktive në zonë si terroriste, dhe aktorë joshtetërorë.
Ato janë:
1- Aguilas.
2- AguilarKiller.
3- AK47.
4- Dark Knights.
5- ChoneKiller.
5- Choneros.
6- Corvicheros.
7- Cuartel de las Feas.
8- Cubanos.
9- Fatales.
10- Gánster.
11- Kater Piler.
12- Lagartos.
13- Latin Kings.
14- Lobos.
15- Los f.27.
16- Los Tiburones.
17- Mafia Tyrbolesré.
18- Mafia 18.
19- Mafia.
20- R7.
21- Tiguerones.
Ndërkohë në rrugë ka pasur përplasje, plaçkitje në dyqane dhe qendra tregtare, dhe dhjetëra makina janë djegur.
NDËRHYRJA E SHBA DHE LIRIMI I PENGJEVE.
Me tensionin në vend që ka arritur në ethe, zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe Ushtria Amerikane kanë mbërritur në Ekuador për të ndihmuar qeverinë të merret me kërcënimet e karteleve të drogës.
Pas një jave dhune, forcat e armatosura liruan të shtunën më 13 janar të gjithë pengjet që kishin mbetur në duart e të burgosurve, gjithsej 136, dhe rivendosën rendin, në disa prej burgjeve të përfshira në revoltë: Loja, El Turi, Machala, Esmeraldas dhe Tungurahua.
Sipas një raporti zyrtar, më shumë se 22 mijë ushtarë janë vendosur për të kryer patrullimet tokësore, ajrore dhe detare; Për më tepër, 859 të dyshuar u arrestuan, 25 të dënuar të arratisur u rikapën, dhe pesë terroristë të dyshuar u qëlluan për vdekje.
SITUATA DELIKATE NË EKUADOR.
Ekuadori po përjeton momentin e tij më dramatik. Një situatë jashtëzakonisht delikate që të kujton atë që ndodhi në Kolumbinë e Pablo Eskobarit në vitet 1990.
Vendi ndodhet midis dy prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë.
Që nga viti 2016, kur Kolumbia nënshkroi një marrëveshje paqeje me guerilët e FARC (një organizatë përgjegjëse për pjesën më të madhe të trafikut të drogës në Kolumbi), shumë liderë kartele janë zhvendosur në Ekuador për të fituar liri më të madhe.
Kjo, së bashku me shkurtimet e sigurisë që ka bërë qeveria për të vendosur një stabilitet më të madh ekonomik pas Covid-it, dhe në mungesës së mbështetjes amerikane, ka shkaktuar një rritje të aktiviteteve të paligjshme në vend.
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave të burgosurit janë rritur nga 11000 në vitin 2009 në më shumë se 31000 aktualisht, vrasjet në vit kanë arritur mesatarisht 40 për 100000 banorë.
Një nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale të muajit tetorit të vitit 2023 (Fernando Villavicencio) u vra gjatë fushatës zgjedhore, dhe nga fillimi i vitit 2021, deri në fillim të vitit 2023, ka pasur njëmbëdhjetë masakra në shkallë të gjerë brenda të njëjtave burgje.
E para ishte ajo e 23 shkurtit 2021, kur 79 të burgosurve iu prenë kokat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments