top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | LARJE HESAPESH MES AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER; TETË TË VRARË ME ARMË ZJARRI PËRPARA NJË DISKOTEKE (MES TYRE EDHE VËLLAI I KRYETARIT TË BASHKISË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 2 min read
ree

Kuito, Ekuador | Tetë persona u vranë sot kur një grup burrash të armatosur hapën zjarr përpara një klubi nate në një komunitet rural në Ekuadorin jugperëndimor”, tha policia.


Autorët e krimit mbërritën në vendngjarje me dy furgonë dhe hapën zjarr ndaj një grupi personash që po pinin alkool në rrugë, përpara hyrjes së diskotekës, rreth orës 1:15 të mëngjesit (ora lokale/ 9:15 e mëngjesit sipas orës shqiptare) në qytetin Shën Luçia (Santa Lucia) në provincën e Guaias (Guayas).


Oficerët gjetën disa persona të plagosur dhe shtatë trupa me të mbërritur në vendngjarje”, tha gjenerali i brigadës së policisë Javier Çango (Chango) në një konferencë për shtyp.


Një person i tetë ndërroi jetë nga plagët e marra ndërsa po trajtohej në një spital vendor”, shtoi ai.


Midis të vdekurve është një burrë i identifikuar si Jorge Urkuijo (Urquijo), vëllai i kryetarit të bashkisë së qytetit me 38000 banorë dhe pronar i klubit të natës.


Policia gjeti rreth 80 gëzhoja 9 mm dhe armë automatike në vendngjarje.


Pas sulmit, personat e armatosur u kthyen në automjetet e tyre dhe ikën nga një rrugë e panjohur”, shtoi gjenerali i brigadës.


Në atë zonë, autoritetet arrestuan një person të armatosur me revolver i cili po udhëtonte në një kamionetë, por ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse ky burrë ishte i përfshirë në sulm.


Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e masakrës.


Qyteti i Shën Luçisë (Santa Lucias) shpalli sot një ditë zie.


Ne bashkohemi në pikëllimin dhe lutjen tonë përballë këtij akti të dhunshëm që ka prekur komunitetin tonë”, shkroi zyra e kryetarit të bashkisë Ubaldo Urkuijo (Urquijo) në mediat sociale.


Guaias është një nga katër provincat në të cilat Presidenti Daniel Noboa kohët e fundit zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për dy muaj me qëllim luftimin e dhunës së bandave.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page