top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | ISH-PRESIDENTI ABDALA BUKARAM (BUCARAM) U DËNUA ME 9 VJET DHE 4 MUAJ BURG PËR KOMPLOT KRIMINAL; SHITJA E 21 MIJË TESTEVE COVID-19.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 day ago
1 min read

Kuito, Ekuador | Ish-presidenti Abdala Bukaram (Bucaram) u dënua me nëntë vjet e katër muaj burg për komplot (konspiracion) kriminal, pas një gjyqi që zgjati më shumë se pesë vjet.


Sipas Zyrës së Prokurorit, ish-presidenti Bukaram, djali i tij Jakobo (Jacobo) dhe dy persona të tjerë shitën ilegalisht 21 mijë teste COVID-19 midis marsit dhe gushtit 2020, gjatë pandemisë, si dhe maska, doreza dhe pajisje të tjera mjekësore.


Z. Jakobo Bukaram u dënua me të njëjtën dënim, ndërsa një ish-oficer i policisë rrugore dhe një individ tjetër morën 13 vjet e katër muaj si autorë të drejtpërdrejtë të operacioneve të paligjshme.


Zyra e prokurorit akuzoi gjithashtu të pandehurit për pasurim privat të pajustifikuar, mashtrim tatimor, përvetësim dhe falsifikim të dokumenteve publike.


Ish-presidenti Bukaram, i cili nuk u paraqit për herë të gjashtë në seancën e dënimit, e quajti vendimin makabër dhe imoral dhe njoftoi se do të apelojë.


Ish-presidenti 74-vjeçar pretendoi gjithashtu se vuante nga probleme serioze me zemrën.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page