EKSPERTËT E OKB-së I KËRKOJNË MBRETËRISË SË SPANJËS TË MIRATOJË PROJEKTLIGJIN PËR FOSHNJAT E VJEDHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 3 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Ekspertët e OKB-së i kërkuan të enjten qeverisë spanjolle të ratifikojë një projektligj mbi foshnjat e vjedhura që ka qenë nën shqyrtim parlamentar që nga viti 2020, një veprim që do të mbronte të drejtat e viktimave të rrëmbimeve të foshnjave që nga 17 korriku 1936.
Kjo datë shënoi fillimin e Luftës Civile Spanjolle, e cila, përfundoi me konsolidimin e një diktature ushtarake dhjetëra vjeçare në Spanjë.
Ekspertët e përshkruan mungesën e një kuadri ligjor që trajton rrëmbimet e foshnjave në raport:
1- “Pavarësisht dhimbjes dhe provave në rritje të dëmit që kanë pësuar nënat dhe familjet për shkak të të ashtuquajturës vjedhje të foshnjave në Spanjë, mungesa e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës e ka penguar shtetin të ofrojë një përgjigje efektive për viktimat e këtyre krimeve, të cilat shpesh përfshinin zhdukje me forcë.
Ligji i propozuar synon t'i japë fund kësaj heshtjeje duke krijuar mekanizma të vërtetë për të vërtetën, drejtësinë, dëmshpërblimin dhe garancitë e mospërsëritjes”.
Projektligji, i cili, u paraqit për herë të parë në vitin 2020, përfshin mekanizma të rëndësishëm si krijimi i një regjistri kombëtar për viktimat, mbrojtja e transparencës dhe aksesi në arkiva së bashku me të dhënat publike, ofrimi i shërbimeve falas të testimit të ADN-së dhe krijimi i një task force të posaçme hetimore.
Projektligji synon gjithashtu të ofrojë ndihmë psikologjike dhe ligjore për familjet, së bashku me mandatimin e fushatave të ndërgjegjësimit publik dhe forcimin e bashkëpunimit midis administratave rajonale dhe organeve gjyqësore.
Një aspekt tjetër i projektligjit përqendrohet në kategorizimin e largimit të padrejtë të fëmijëve nga familjet e tyre, zhdukjes me forcë dhe falsifikimit të dokumenteve si krim kundër njerëzimit.
Krimet kundër njerëzimit janë një normë jus cogens, e cila, imponon parime themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe është e zbatueshme universalisht, pa asnjë përjashtim të lejuar.
Rrëmbimi i foshnjave në Spanjë ndodhi gjatë një periudhe prej 40 vitesh, nga viti 1936 deri në vitin 1975, si një mjet i shtypjes politike nën diktaturën ushtarake të Gjeneralit Fransiko Franko (Francisco Franco), ideologjia e të cilit përfshinte një kombinim të eugjenikës, taktikave antikomuniste dhe katolicizmit konservator.
Rrëmbimi i fëmijëve thuhet se u krye për të hequr gjenin marksist nga biologjia dhe mendjet e fëmijëve të kuq, që i referohet fëmijëve të lindur nga prindër të krahut të majtë.
Si rezultat, fëmijët u riemëruan, u dërguan në jetimore të kontrolluara nga institucionet katolike dhe u shpërndanë midis familjeve frankiste.
Raportohet se 40 mijë fëmijë u rrëmbyen nga familjet e tyre në pesëmbëdhjetë vitet e para të regjimit të Francos.
Nënat e këtyre fëmijëve, të cilat shpesh ishin të reja, të pamartuara, mbështetëse të kundërshtarëve të krahut të majtë dhe në disavantazh socio-ekonomik, dyshohet se u mashtruan duke menduar se fëmijët e tyre kishin vdekur gjatë fëmijërisë.
Mjekët dhe stafi mjekësor thuhet se e mundësuan këtë duke falsifikuar dokumente që lejonin që emri i nënës të mos përfshihej në një certifikatë lindjeje.
Një përparim i shumëpritur erdhi në vitin 2018 kur gjinekologu Dr. Eduardo Vela u bë personi i parë që u gjykua për përfshirjen e tij në zhdukjet me forcë të foshnjave.
Edhe pse Gjykata e Lartë e Madridit e shpalli fajtor për rrëmbimin e një fëmije në vitin 1969, vendimi nuk arriti ta dënonte atë për shkak të skadimit të një afati 10-vjeçar të parashkrimit të veprës penale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments