EGJIPT | FITUESI I ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN DHE ISH-DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE MOHAMED EL-BARADEI: NDALONI TRAMPIN (TRUMP); ËSHTË I ÇMENDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Kajro, Egjipt | Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Mohamed El-Baradei, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), të cilin, e quajti të çmendur dhe e akuzoi se dëshiron ta shndërrojë Lindjen e Mesme në një top zjarri.
“Për qeveritë e Gjirit; edhe një herë, ju lutem bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj përpara se ky i çmendur ta shndërrojë rajonin në një top zjarri”, shkroi ish-Drejtori El Baradei në rrjetin social virtual Iks (X) në arabisht.
Në një postim tjetër në anglisht në të njëjtin rrjet social virtual, ish-Drejtori i përgjithshëm i IAEA-së ndau mesazhin e Presidentit Tramp (Trump) duke i dhënë Iranit afat deri të hënën për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushticën strategjike të Hormuzit, përndryshe ai do të shpërthente ferrin.
“A nuk ka asgjë që mund të bëhet për të ndaluar këtë çmenduri”, pyeti ish-Drejtori El Baradei, duke iu drejtuar Kombeve të Bashkuara, qeverive kineze dhe ruse, Këshillit Evropian dhe Presidentit francez Emanuel Makron.
Ish-Drejtori Mohamed el-Baradei, një ish-burrë shteti egjiptian 83-vjeçar, drejtoi IAEA-në nga viti 1997 deri në vitin 2009, kohë gjatë së cilës ai udhëhoqi shumë negociata të rëndësishme me Iranin mbi programin e tij bërthamor.
Ai dhe organizata e tij u vlerësuan së bashku me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2005 për përpjekjet e tyre për të promovuar përdorimet paqësore të energjisë atomike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments