EGJIPT | LIGA ARABE DO TË MBAJË TAKIM URGJENT NË LIDHJE ME SULMET IRANIANE KUNDËR DISA PREJ ANËTARËVE TË SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 7
- 1 min read

Kajro, Egjipt | “Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe do të mbajnë një takim urgjent nesër për të diskutuar sulmet iraniane kundër disa anëtarëve të grupit”.
Kështu tha për agjencinë franceze të lajmeve “Afp” Zv/Sekretari i përgjithshëm i këtij organi.
“Takimi, i cili, do të mbahet nëpërmjet videokonferencës, u kërkua nga Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Omani, Jordania dhe Egjipti”, tha z. Hossam Zaki.
Forcat amerikane dhe izraelite nisën një fushatë masive ajrore kundër Iranit më 28 shkurt.
Irani u përgjigj me sulme kundër Izraelit dhe vendeve të Gjirit.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Abul (Aboul) Gheit, i kishte dënuar më parë sulmet iraniane, duke i quajtur ato plotësisht të dënueshme dhe jo vetëm një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, por edhe një sulm ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë.
Ai shtoi se sulmet krijojnë një gjendje të paparë armiqësie midis Iranit dhe fqinjëve të tij arabë.
Ky është një gabim i rëndë strategjik iranian, të cilin, shpresoj se ata do ta korrigjojnë duke i ndaluar menjëherë këto sulme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments