top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EFTIQI MASTORA DËNOI VERBALISHT AKTIN E DYSHUAR KRIMINAL TË THOMA MASTORËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 6, 2024
  • 5 min read

Fshati Bodrishtë, Dropull, Shqipëri | Eftiqia Mastora: Le të shkarkonte tek unë, u zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, siç bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë tani, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat, çfarë të bëj. Nuk mendoi as për mua, as për djalin. Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?


Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them.


Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugë, jo të bëj atë punë. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj?


Më mbaroi. S’më dilnin hallet e mia, sëmundjet e mia, mua më ka mbaruar. Nuk ka më punë me mua, s’ka më falje.


Kërkoj ta di tek cila bankë ka marrë kredi apo kush e ka ndihmuar. Do më lërë pa shtëpi.


Më tha polici çfarë pune ke me policinë, nuk di gjë. Nuk e di se sa lekë ka marrë, u çmenda fare. Kush e ndihmoi që të marrë kredinë, nga policia e mora vesh.


Unë takoj atë? Për çfarë, çfarë t’i them, që more në qafë dy pleq? Çfarë ti them unë e shkreta (qan).


1.5 milionë ia kam dhënë unë për makinën, se u çmend donte makinë, i kam marrë tek motra ime dhe ia kam dhënë atij qeni.


Çfarë i bëri lekët? Unë kam vetëm rrogën time, jo ilaçe, nuk më dalin. S’më ka thënë që ka marrë kredi.


Në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur në fshatin Bodrishtë, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme.


DROPULL: U ARRESTUA THOMA MASTORA | AKUZOHET PËR VRASJEN E KOSTA ILIAS DHE KLEONIQI ILIAS.

 

Fshati Bodrishtë, Dropull, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1. Z. Thoma Mastora, me moshë 69 vjeç.

Ai akuzohet për vrasjen e:

1- Z. Kosta Ilia.

2- Znj. Kleoniqi Ilia (bashkëshortë me njëri-tjetrin).

 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një konferencë për mediat teksa sqaroi të gjithë dinamikën e aktit kriminal.

 

Deklarata e Plotë:

Më datë 02.05.2024 rreth orës 08:00 jemi njoftuar se në fshatin Bodrishtë/Dropull ishin gjetur nga bashkëfshatarët pa shenja jete dy shtetas në brendësi të banesës së tyre.

 

Me marjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje shërbimet e policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë.

 

Gjithashtu për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes u ngrit një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër Z.Petrit Çano dhe prokurorja Blerina Musabelliu, Drejtori për Krimet e Rënda dhe Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ekspertë kriminalistë nga Instituti i Policisë Shkencore dhe ekspertë kriminalistë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

 

Grupi i posaçëm hetimor kreu një sërë veprimet hetimore dhe proceduriale në vendin e ngjarjes.

 

Nga verifikimet paraprake, rezultoi se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjettur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

 

Nga kqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

 

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat.

 

Nga veprimet hetimore të kryera me ekspertët kriminalistë dhe mjeko- ligjorë u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse duke u shkaktuar vdekjen.

 

Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për egzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që egzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe dokumentonte me prova ligjore.

 

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u arrit të gjendej, fiksohej dhe sekuestrohej me cilësinë e provës materiale përveç provave të tjera dhe një vlerë e konsiderueshme rreth 5 milion lekë të reja që çifti i të moshuarëve kishte në banesë.

 

Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.

 

U kryen intervista, verifikime, kontrolle, eskpertime, u bë eksperiment hetimor dhe të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen.

 

Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave u arrit të sqarohet motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohet me prova ligjore autori i kësaj ngjarje të rëndë me pasoja vrasjen e dyfishtë të shtetasve Kosta e Kleoniqi Ilia.

 

Nga provat e siguruara rezulton se autori i këtij krimi dyshohet të jetë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç, banues në Bodrisht të bashkisë Dropull.

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për ndalimin e shtetasit:

Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në Bodrishtë/Dropull, i dënuar më parë për vjedhje.

 

Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është punuar intensivisht nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore adhe të Mjekësisë ligjore nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores së cështjes, ku gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale të bërë për këtë rast.

 

Dua të siguroj qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në territorin e qarkut Gjirokastër janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të luftuar çdo paligjshmëri që shfaqet në territor dhe në këtë kuadër i ftoj sërish që të besojnë e bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient edhe më të sigurt.

 

Znj. Kloeniqi Ilia u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, me shenja dhune në trup.

 

Z. Kosta Ilia me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page