E TËRË REPUBLIKA DOMENIKANE PA ENERGJI ELEKTRIKE | NJË NGA SHKAQET LIDHJET E PALIGJSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12
- 1 min read

Santo Domingo, Republika Domenikane | Një defekt në sistemin kombëtar të energjisë elektrike e ka lënë të gjithë Republikën Dominikane pa energji, duke paralizuar jetën e përditshme dhe shërbimet thelbësore.
Kompania e transmetimit elektrik Eted ia atribuoi ndërprerjen një defekti serioz në njësitë San Pedro de Makoris (Macorís) dhe Kuiskueia (Quisqueya), i cili, shkaktoi një reaksion zinxhir, duke shkëputur të gjitha impiantet e transmetimit dhe gjenerimit në vendin e Karaibeve.
Sipas Ministrit të Energjisë dhe Minierave Joel Santos Eçeverria (Echeverría), ndërprerja ndodhi të martën, më 11 nëntor, në orën 13:20 sipas orës vendore.
Ekipet teknike u mobilizuan menjëherë për të rivendosur rrjetin, por nuk është caktuar ende një afat kohor për rifillimin e plotë të shërbimit.
Kryeqyteti, Santo Domingo, ishte ndër zonat më të goditura; semaforët u fikën, trafiku u bllokua, metroja dhe teleferiku u pezulluan, duke i detyruar autoritetet të evakuonin pasagjerët në përputhje me protokollet e emergjencës.
Spitalet, bankat dhe bizneset gjithashtu u detyruan të mbështeteshin te gjeneratorët, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë mbeti pa energji për orë të tëra.
Sipas Eted-it, incidenti është i paprecedentë dhe do të jetë subjekt i një hetimi teknik për të përcaktuar shkaqet e tij.
Ndërprerja e energjisë elektrike, në një vend me një përzierje të larmishme energjie, ka rindezur debatin mbi problemet strukturore të sektorit të energjisë elektrike, duke përfshirë mungesën e mirëmbajtjes dhe lidhjet e paligjshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments