REPUBLIKA DOMENIKANE | 24 TË VDEKUR NGA SHIRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 21, 2023
- 1 min read

Republika Domenikane | Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën Republikën Domenikane.
Përmbytjet kanë shkaktuar deri tani 24 vdekje, duke përfshirë 16 domenikanë, katër amerikanë, dhe katër haitianë.
Popullsia është në gjunjë: tashmë ka mbi 17800 persona të zhvendosur, pasi shirat dhe moti i keq goditën 3500 shtëpi.
Presidenti i Republikës Domenikane Luiz (Luis) Abinader tha se në disa zona ranë 431 milimetra shi, dhe se ishin reshjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në shtet.
Alarmet mbeten, të kuqe në disa provinca, dhe të verdha në disa të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments