top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DYSHOHET SE VRANË LULJETA PREZËN | “ARREST ME BURG” PËR ALDO IBRAHIMIN DHE YLLI GRABOVARIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7, 2023
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Dhoma Penale e Gjykatës së Durrësit ka shqiptuar masën e sigurimit personal “arrest me burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së znj. Luljeta Prezës, ngjarje kriminale e ndodhur në datën 2 gusht 2023, tek “Ura e Dajlanit”. Të arrestuar dhe të dyshuarit kryesorë për vrasjen e znj. Luljeta Preza janë z. Aldo Ibrahimi dhe z. Ylli Grabovari. Të lartpërmendurit dyshohen gjithashtu edhe si pjesë e një grupi që ka pasur si veprimtari kryesore tregëtimin e lëndëve dhe të bimëve narkotike. Znj. Luljeta Preza dyshohet se ushtronte profesionin e punonjëses së seksit, dhe kësisoj, të lartpërmendurit i kanë kërkuar që t’i merrnin një shumë parash që ajo kishte mbledhur (e cila dyshohet se ishte rreth 2 mijë lekë reja). Ajo ka refuzuar kategorikisht që t’ua dorëzonte paratë, dhe kësisoj, prej veprimeve të tyre kriminale gjeti vdekjen. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page