top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTOUDHA “TIRANË-DURRËS”; TIRANË | ANXHELO (ANGELO) ESPOSITO U ARRESTUA; VODHI AUTOMJETIN E NJË QYTETARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Autoudha “Tiranë-Durrës”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Anxhelo (Angelo) Esposito, me moshë 35 vjeç, qytetar italian.


Njoftim | Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.


Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.


Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah.


Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page