top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | PRONAT E PATUNDSHME TË GËZIM KAJNOS DHE BUJAR XHEPAXHIUT U SULMUAN ME TRITOL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se shpërthime me lëndë plasëse ndodhën në pronat e patundshme të:

1- Z. Gëzim Kajno; lagjja “Nr. 11”, në derën e jashtme të një njësie private shërbimi.

2- Z. Bujar Xhepaxhiu; aksi rrugor “Plepa-Ndroq”, në derën e jashtme të një garazhi.


Njoftim | Durrës.


Informacione paraprake.


Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.


Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.


Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa-Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.


Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
DURRËS | GËZIM THARTORI U ARRESTUA; HAJDUT SERIAL.

Durrës; Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Gëzim Thartori, me moshë 49 vjeç, banues në Durrës.

 
 
 
DURRËS | SEBASTIAN TEMPLET U ARRESTUA.

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan përkohësisht: 1- Z. Sebastian Templet, me moshë 28 vjeç. N

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page