top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK BASHKIM | U ARRESTUA BUDAK RUGOVA (QYTETAR MALAZEZ); GJYKATA E DURRËSIT I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR VEPRËN PENALE “KONTRABANDA ME MALLRA ME REGJIM TË NDËRMJETËM”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat kufitare të Policisë së Shtetit ekzekutuan një vendim gjykate ndaj:

1- Z. Budak Rugova, me moshë 44 vjeç.


Njoftim | Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Bashkim, Shkodër, u bë e mundur kapja në hyrje të RSh-së, në PKK Bashkim, dhe ndalimi i shtetasit malazez B. R., 44 vjeç, banues në Malin e Zi.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.


Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisës së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page