DËSHMIA E TË PENDUARIT TË DREJTËSISË PENALE NUREDIN DUMANI: FESTIM QOLI NA PAGOI MUA DHE TALO ÇELËN PËR VRASJEN E NËNËS SË ERVIS DEDJAS TË CILËN TALO ÇELA E THERI ME THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 10, 2024
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjatë seancës penale të mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) z. Nuredin Dumani hodhi dritë mbi vrasjen e z. Ervis Dedja në vitin 2012.
Sipas z. Nurdin Dumani, z. Dedja u vra nga z. Festim Qoli, i cili, ishte shok me të.
I penduari i Drejtësisë Penale Nuredin Dumani dëfteu se z. Festim Qoli i kishte ofruar atij dhe z. Talo Çela 40 mijë euro për vrasjen e saj e nënës së z. Ervis Dedja, për shkak se ajo kishte nisur përpjekjet institucionale për zbardhjen e vrasjes së të birit.
Dëftimin e tij ai e kreu në kuadër të dëshmive që lidhen me episode të ngjarjeve të ndryshme kriminale të kryera në Shqipëri, pjesë e të cilave, ai ka qenë.
Sipas dëftimeve të z. Nuredin Dumani, fillimisht plani i tyre ka qenë që ta vrisnin teksa ajo shkonte në varreza, tek djali i saj i vdekur, plan të cilin nuk mundën ta realizonin.
Z. Nuredin Dumani dëfteu se z. Talo Çela e qëlloi nënën e z. Dedja disa herë me thikë, duke e vrarë.
“Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, jemi takuar në një kafe rastësisht.
Në vitin 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh që e kishte vrarë Festim Qoli, shoku i vet.
Festim Qoli vendosi të vriste edhe nënën e Ervis Dedjas. Qoli kërkoi ta vriste sepse nëna e Dedjes po vinte vërdallë nëpër gjykata dhe prokurori për të zbardhur vrasjen e djalit të saj.
Qoli më kërkoi ta vrisja. Fola me Talo Çelen dhe me personin me pseudonimin Qimja, dhe Qoli na ofroi 40 mijë euro.
Unë i thashë Talos që ta bënim për 30 mijë, madje Talo me tha që ta bëjmë edhe pa lekë, sepse Qoli mund të na ofronte punë të tjera.
Vendosëm në fillim ta vrisnim kur shkonte në varreze tek çuni që i kishte vdekur, por unë nuk e bëja dot vrasjen aty, se si me vinte.
Me pas morëm vendimin ta bënim tek shtëpia e saj ne një pallat në bodrum. Shkuam me një makine të kuqe, u afruam te pallati ku nuk kishte kamera.
Unë isha shofer, Talo pasagjer. Hymë te garazhi, zbriti Talo direkt, kishim thikë dhe pistoletë.
E qëlluam me thikë qe mos dukej si vrasje me pagesë, por si grabitje. I morëm dhe çantën. Talo e goditi disa herë me thike derisa ra në tokë”, tha ai.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments