top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | EDISNARDA (EDISNAJDA) SHAPKA U ARRESTUA; E DËNUAR ME VENDIM PENAL TË FORMËS SË PRERË ME 13 VJET + 6 MUAJ BURG NGA GJYKATA E BOLONJËS PËR ORGANIZATË KRIMINALE E PËRFSHIRË NË TRAFIK DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 2 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znj/znjsh. Edisnarda (Edisnajda) Shapka, me moshë 46 vjeçe, e dënuar me vendim penal të formës së prerë me 13 vjet dhe gjashtë muaj heqje lirie nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Italisë.


Njoftim | Durrës.


Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.


Finalizohet operacioni policor i koduar "Arachne”.


Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçare e dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, kryer në kuadër të organizatës kriminale.


Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.


Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar "Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës.


Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 169, datë 27.09.2025, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për këtë shtetase, në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjas, Itali, të vitit 2020, mbi bazën e të cilit është dënuar shtetasja E. (alias E.) Sh., me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page