DUKE TREGUAR PËRGJEGJËSI TË GUXIMSHME PËR EUROPËN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 1, 2024
- 4 min read
Nga znj. Annalena Baerbock*.
*Ministre e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Berlin, Gjermani | Me himnin europian që kumbonte në veshët e tyre dhe fishekzjarrët që ndriçonin qiellin e natës, të panjohur të plotë u përqafuan me njëri-tjetrin.
Unë u bashkova me qindra njerëz në atë kohë, më 1 maj 2004, në urën Oder midis Frankfurtit në Gjermaninë lindore dhe Slubicës në Poloninë perëndimore, për të festuar këtë çast të veçantë europian.
Lindja dhe Perëndimi më në fund u bashkuan në Bashkimin Evropian.
Rreth 75 milionë njerëz në Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maltë, Poloni, Slloveni, Sllovaki dhe Qipro u bënë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian atë natë.
Më vonë atyre iu bashkuan edhe fqinjët tanë në Bullgari, Rumani dhe Kroaci.
Ishte përgjegjësia dhe vizioni i guximshëm i njerëzve në vendet e anëtarësimit - nga rajoni Baltik deri në Detin Mesdhe - që e bëri të mundur këtë festë të madhe në atë kohë.
Ata kishin nisur me vendosmëri rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformës dhe harmonizimit.
Për mua si Ministre e Jashtme e Gjermanisë, 1 maji na kujton se çdo brez ka detyrën e vet.
Brezat e prindërve dhe gjyshërve tanë e pranuan pas Luftës së Dytë Botërore se pajtimi është baza për një komunitet europian të paqes.
Ne gjermanët nuk duhet të harrojmë kurrë se veçanërisht ne, që sollëm luftë dhe shkatërrim për kaq shumë njerëz, arritëm të gjenim kështu rrugën drejt paqes dhe miqësisë.
Brezat para nesh krijuan një Bashkimi Europian të lirisë - për të jetuar, punuar dhe bërë biznes - nga Atlantiku deri në kufirin me Rusinë.
Gjenerata e raundit të madh të zgjerimit duhej të kishte guximin në atë kohë që të mos pengohej nga kundërshtimet apo sloganet populiste.
Ashtu si në Gjermani, ku në kohë papunësie të lartë ushqehej frika nga “hidrauliku polak”.
Puna e politikanëve, megjithatë, është, siç e tha dikur ish-presidenti Federal Olltër Shill (Walter Scheel), “të bëjnë gjënë e duhur dhe ta bëjnë atë popullore”, në vend që t’i nënshtrohemi disponimit dhe të lejojmë veten të nxitemi prej tyre.
Nëse mediat sociale do të kishin ekzistuar tashmë në atë kohë, atëherë pyes veten nëse debati do të kishte ndoshta një përfundim tjetër.
Por asgjë shpresëdhënëse nuk mund të rritet nga urrejtja, populizmi apo kundërshtuesit.
Brezi ynë tani përballet me detyrën e mbrojtjes dhe forcimit të projektit të paqes dhe lirisë që është Europa, edhe pse kjo kërkon forcë të pabesueshme.
Në fund të fundit, lufta e agresionit të Putinit kundër Ukrainës është një kujtesë më brutale se paqja, liria dhe prosperiteti ynë në Europë nuk mund të merren si të mirëqenë.
Ajo që i udhëhoqi brezat para nesh në ndërtimin e Europës sonë të bashkuar është ajo që na nevojitet edhe sot për të mbrojtur Europën tonë, domethënë përgjegjësia dhe vizioni i guximshëm.
Si Bashkimi Europian, ne po mbrojmë vlerat dhe sigurinë tonë së bashku me miqtë dhe aleatët dhe po qëndrojmë fort në krah të Ukrainës - për aq kohë sa duhet.
Në krah të një vendi që për më shumë se dy vjet, ka bërë sakrificat më të mëdha për një të ardhme në liri dhe demokraci - dhe që tani vetë po bën hapa të mëdhenj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Më së voni që nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne e dimë se sot zgjerimi i Bashkimit tonë Europian është gjithashtu një domosdoshmëri gjeopolitike.
“Zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan apo në lindje të BE-së janë shumë të rrezikshme.
Ne nuk mund të përballojmë zona të tilla gri, pasi për Putinin ato janë një ftesë për të ndërhyrë dhe destabilizuar.
Bashkimi Europian qëndron për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Ashtu si 20 vjet më parë, edhe një herë sot miliona evropianë shohin një mundësi dhe një premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së.
Dhe ne nuk mund të lejojmë edhe një herë të bëjmë një brez të tërë të ulet në dhomën e pritjes së BE-së, si në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ne nuk duhet të humbasim mundësinë për ta bërë Bashkimin tonë më të madh dhe më të fortë - dhe për këtë arsye edhe më të sigurt. Bashkimi ynë i paqes dhe lirisë është i hapur për anëtarë të rinj.
Megjithatë, në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të tjera në Bashkim të jetë i suksesshëm, ne duhet të sigurojmë që BE-ja të mbetet e aftë për të ndërmarrë veprime si brenda ashtu edhe jashtë.
Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë BE-në tonë me gjithë vendosmërinë e duhur për këtë qëllim.
Edhe nëse kemi debate intensive rreth asaj se si herë pas here - siç pritet në një familje të madhe. Përvoja e pasur e anëtarëve të BE-së që i janë bashkuar Bashkimit që nga viti 2004, vende që zotëruan me sukses një proces të gjatë transformimi, është veçanërisht e vlefshme këtu.
Në mënyrë që Bashkimi ynë i lirisë ta përmbushë këtë detyrë për brezin tonë, ne duhet ta reformojmë atë.
Për mendimin tim, kjo përfshin reduktimin e fushës së vetos në Këshill.
Ne duhet të mbetemi të aftë për veprim edhe në një Bashkim të ardhshëm që mund të numërojë mbi 35 anëtarë.
Kjo përfshin marrjen e vendimeve më shpesh me një shumicë të madhe në krahasim me arritjen e unanimitet.
Edhe nëse kjo do të thotë se Gjermania - si çdo shtet tjetër anëtar - mund të mbivotohet.
Zgjerimin dhe reformën duhet ta trajtojmë me vendosmëri. Të tregosh përgjegjësi të guximshme do të thotë sot se ne duhet ta bëjmë Bashkimin tonë Europian të përshtatshëm për të pranuar vende të reja tashmë në këtë dekadë.
Që njerëzit të mund të përqafojnë njëri-tjetrin edhe një herë, me himnin europian që kumbon në veshët e tyre, të bashkuar në familjen tonë europiane në rritje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































