DUA LIPA U NDA NGA I FEJUARI | E KONSIDERON VETEN TË PAMATUR NË LIDHJET SENTIMENTALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 3, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Pas një vere dashurie, Dua dhe Romain janë ndarë”, tha një burim për entin mediatik britanin Dhë San (The Sun).
Lajmi u përhap në showbiz pasi pikërisht gushtin e kaluar, Dua Lipa prezantoi të dashurin e saj 42-vjeçar, në darkën e prindërve në Ibiza.
Sipas informacioneve nga ambienti i çiftit, shkaku i ndarjes është bërë puna e këngëtares së njohur, e cila, dëshiron t'i përkushtohet ekskluzivisht karrierës së saj.
Dyshja duket se janë ndarë që në fillim të muajit të kaluar, kur 28-vjeçarja publikoi këngën e saj më të fundit, në të cilën, ajo pranon se është pak e pamatur në marrëdhëniet e saj sentimentale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


___.png)

















Comments