DRONËT UKRAINAS GODITËN MBI NJË ZONË INDUSTRIALE 1500 KILOMETRA BRENDA RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Dronët ukrainas sulmuan sot një zonë industriale 1500 kilometra brenda territorit rus, dhe një shpërthim ndodhi në një uzinë petrokimike”.
Autoritetet lokale raportuan, të cituara nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
Shpërthimi ndodhi në uzinën petrokimike Sterlitamak në Republikën e Bashkortostanit.
Sipas administratës së qytetit, një impiant për trajtimin e ujit ku punonin pesë veta u shemb pjesërisht, por nuk u raportuan vdekje apo lëndime.
Guvernatori i Bashkortostanit Radi (Rady) Khabirov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, tha se dy dronë u rrëzuan mbi Sterlitamak dhe se mbeturinat ranë në zonën industriale.
Sipas guvernatorit, uzinat e vendosura në këtë zonë po vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments