DRENAS: ZJARR NË FABRIKËN E PLASTIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 11, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Një fabrikë në Drenas u përfshi nga zjarri.
Pamjet e publikuara nga mediat kosovare duket një tym i madh i zi i cili ka mbuluar zonën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se incidenti ndodhi si më poshtë vijon:
1- “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët, po merren me rastin. Detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike më vonë.”
Ente të ndryshme mediatike në Kosovë kumtojnë se zjarri shpërtheu në një fabrikë ku trajtohet plastikë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments