top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR ILIR PRODA DHA NJË MESAZH PËR TË GJITHË PUNONJËSIT E POLICISË NË LIDHJE ME PROCESIN ZGJEDHOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 10
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda, dha një mesazh për të gjithë punonjësit e Policisë.

 

Ndërkohë, gjatë instruktazheve në të gjitha DVP-të, punonjësit e Policisë janë pajisur me librin e xhepit, ku janë të pasqyruara detyrat e punonjësve të Policisë.

 

Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë, përfundoi instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.

 

Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave.

 

Drejtor Proda për punonjësit e Policisë: 👇👇👇


Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit.


Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”.

 

Të gjithë punonjësve të Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor u janë shpërndarë librat e xhepit me detyrat që duhet të përmbushë çdo punonjës policie i angazhuar në fazën finale të këtij procesi.

 

Ky libër është prodhuar nga Policia e Shtetit.

 

Punonjësit e Policisë janë shpërndarë në vendet e planëzuar për shërbim, për ruajtjen e objekteve zgjedhore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page